19 Janar 2026
Gjatë vitit që lamë pas, në vend u regjistruan gjithsej 6.187 automjete plotësisht elektrike, pothuajse dyfish më shumë krahasuar me vitin 2024.
Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPShTRr), e cila bën të ditur se rritja vjetore ka arritur në 98 për qind.
“Vit pas viti, flota e mjeteve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë ‘green’”, thuhet në njoftimin për mediet të DPShTRr-së.
Sipas institucionit, shtimi i automjeteve elektrike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi transporti më të pastër dhe më të qëndrueshëm.
“Më shumë automjete ‘green’ në rrugët tona do të thotë një transport më miqësor me mjedisin”, përfundon njoftimi.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë



















