| Albanian
KULTURË
1 minuta leximi
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi
Postimi, i cili përfshin frazën "Shi dhe lutje nga Mesxhidi el-Haram", thekson atmosferën shpirtërore të Ramazanit dhe bekimet e shiut.
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi / AA
19 Mars 2026

Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë u lutën nën shi në Mesxhidi el-Haram, xhamia e madhe brenda së cilës ndodhet Qabja në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite.

Imazhet e shpërndara në llogarinë e mediave sociale të guvernatorit rajonal të Mekës tregojnë turma të mëdha vizitorësh duke kryer tavaf (rrotullim) rreth Qabesë dhe duke ngritur duart drejt qiellit në shiun e rrëmbyeshëm.

Postimi, i cili përfshin frazën "Shi dhe lutje nga Mesxhidi el-Haram", thekson atmosferën shpirtërore të Ramazanit dhe bekimet e shiut.

Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Bahreini, Libani, Sudani, Palestina dhe Kuvajti e kanë shpallur të premten, 20 mars, si ditën e parë të Fitër Bajramit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë