| albanian
BOTA
2 minuta leximi
Trump njofton fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për Gazën
“Një barrë e madhe është hequr, por puna nuk ka përfunduar. Të vdekurit nuk janë kthyer, siç ishte premtuar. Faza e Dytë fillon tani”, tha presidenti amerikan.
Trump njofton fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për Gazën
Trump njofton fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për Gazën
14 Tetor 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, shpalli fillimin e “fazës së dytë” të marrëveshjes së armëpushimit për Gazën të martën, pas lirimit të 20 pengjeve izraelitë në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes të ndërmjetësuar nga Türkiye, ShBA-ja, Katari dhe Egjipti.

“Të gjithа njëzet pengjet janë kthyer dhe ndihen aq mirë sa mund të pritet”, shkroi Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.

“Një barrë e madhe është hequr, por puna nuk ka përfunduar. Të vdekurit nuk janë kthyer, siç ishte premtuar. Faza e Dytë fillon tani”, shtoi ai.

Hamasi dhe Izraeli kryen një shkëmbim pengjesh që përfshiu qindra të burgosur palestinezë të liruar nga burgu famëkeq ushtarak Ofer dhe nga burgjet e tjera Shkretëtirën e Negevit. Të 20 pengjet e gjallë izraelitë u liruan gjithashtu.

Trump dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi mbajtën një samit të nivelit të lartë të hënën në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, duke mbledhur udhëheqës botërorë për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për planin e armëpushimit të Trumpit për Gazën.

Faza e dytë e marrëveshjes së ShBA-së parashikon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza, formimin e një force shumëkombëshe dhe çarmatimin e Hamasit.

Sulmet izraelite kanë vrarë mbi 67.000 palestinezë në Gaza, shumica gra dhe fëmijë, që nga tetori 2023, duke e lënë enklavën kryesisht të pabanueshme.


Eksploro
Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë
Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes
Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjete shpërthyese
Ukraina thotë se 4 persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulmet ajrore ruse në rajonet e Kharkivit
Të paktën 32 të vdekur në RD të Kongos pas shembjes së urës në minierën e bakrit
Trump: ShBA-ja mund të negociojë me Maduron teksa rritet prania ushtarake
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur
Trumpi thotë se “nuk di asgjë” për vajzat e përmendura në emailin e sapo publikuar të Epsteinit
Pelegrinët myslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore
OKB: Lufta në Sudan brutale dhe çnjerëzore; kërkohet ndihmë urgjente dhe mbrojtje civile