| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin
Një deklaratë ushtarake pretendoi se Larijani u “eliminua” në një “sulm të preciz”, duke e përshkruar atë si “udhëheqësin de facto” të regjimit iranian.
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin
Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin / Reuters
5 orë më parë

Ushtria izraelite tha të martën se në një sulm ajror pranë Teheranit ka vrarë kreun e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani.

Një deklaratë ushtarake pretendoi se Larijani u “eliminua” në një “sulm të preciz”, duke e përshkruar atë si “udhëheqësin de facto” të regjimit iranian.

Ndërkohë nuk ka patur asnjë përgjigje të menjëhershme nga Irani ndaj pretendimit izraelit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, më parë pretendoi se Larijani u vra në një sulm gjatë natës.

Izraeli dhe ShBA-ja kanë vazhduar sulmet e përbashkëta ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem të atëhershëm, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, ndërsa ka prishur tregjet globale dhe aviacionin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë