Të paktën një i vrarë dhe shtatë ushtarë francezë u plagosën të enjten në një sulm me dron në rajonin e Erbilit në Irak, teksa po ofronin trajnim kundër terrorizmit, tha një zyrtar.
Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se nëntogeri i lartë Arnaud Frion u vra në një sulm në rajonin e Erbilit në Irak.
Macron e përshkroi sulmin ndaj forcave franceze si “të papranueshëm”, duke i bërë homazh shërbimit të Frionit dhe duke u zotuar se Franca do të reagojë në mënyrë të duhur për të mbrojtur personelin e saj.
Ndërkohë, shtatë ushtarë francezë u plagosën në një sulm me dron teksa po ofronin trajnim kundër terrorizmit, tha një zyrtar.
Sulmi ndodhi në një bazë të përbashkët të Peshmergës dhe forcave franceze në zonën Makhmour, tha komandanti i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Sirwan Barzani.
Nuk është ende e qartë se nga erdhi droni.
Duke folur për mediat lokale, Barzani tha se sulmi me dron kishte në shënjestër një zonë stërvitjeje ushtarake.
“Ushtarët francezë që ndodhen aty nuk kanë lidhje me luftë apo konflikt. Ata janë thjesht këshilltarë ushtarakë të pranishëm ligjërisht në Irak”, tha ai.
Barzani e përshkroi sulmin si një “akt të pajustifikuar terrorizmi” dhe i bëri thirrje qeverisë irakiane të parandalojë incidente të ngjashme.






















