| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Trump i drejtohet kryeministrit të Norvegjisë: Nuk kam detyrim për të “menduar vetëm për paqen”
Presidenti amerikan Trump i tha kryeministrit norvegjez se nuk ndihet më i detyruar të përqendrohet ekskluzivisht te paqja ndërsa përsëriti kërkesën e tij për kontroll të ShBA-së mbi Grenlandën.
Trump i drejtohet kryeministrit të Norvegjisë: Nuk kam detyrim për të “menduar vetëm për paqen”
Trump i drejtohet kryeministrit të Norvegjisë: Nuk kam detyrim për të “menduar vetëm për paqen” / Reuters
19 Janar 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store se nuk ndihet më i detyruar të përqendrohet ekskluzivisht te paqja, ndërsa përsëriti kërkesën e tij për kontroll të ShBA-së mbi Grenlandën.

Në një letër dërguar Store, Trump përmendi dështimin e Norvegjisë për t'i dhënë Çmimin Nobel për Paqe dhe tha se kjo ka ndikuar në qasjen e tij ndaj çështjeve ndërkombëtare.

"I dashur Jonas: Meqenëse vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqe për ndalimin e 8 luftërave plus, nuk ndiej më detyrim të mendoj thjesht për paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë dominuese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për SHBA-në", tha Trump në letrën e tij dërguar kryeministrit norvegjez.

Mesazhi u bë publik për herë të parë nga korrespondenti i huaj i PBS NewsHour, Nick Schifrin, dhe më vonë u konfirmua nga zyra e kryeministrit norvegjez. Në të njëjtin mesazh, Trumpi vuri në dyshim sovranitetin e Danimarkës mbi Grenlandën dhe mbrojti idenë se ishulli nuk mund të mbrohet nga Rusia ose Kina pa përfshirjen e ShBA-së.

"Danimarka nuk mund ta mbrojë këtë tokë nga Rusia ose Kina. Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Groenlandës", shtoi ai.

Store i tha NRK-së se letra erdhi në përgjigje të një mesazhi të përbashkët që ai i kishte dërguar më parë Trumpit së bashku me presidentin finlandez Alexander Stubb, duke kundërshtuar planet e Washingtonit për të vendosur tarifa më të larta ndaj Norvegjisë, Finlandës dhe vendeve të tjera.

"Ne theksuam nevojën për të çtensionuar shkëmbimin dhe kërkuam një telefonatë midis presidentit Trump, presidentit Stubb dhe meje", tha Store. Ai vuri në dukje se qëndrimi i Norvegjisë për Grenlandën mbetet i pandryshuar.

"Grenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe Norvegjia e mbështet plotësisht Mbretërinë e Danimarkës në këtë çështje", tha ai duke shtuar se Oslo mbështet përpjekjet e NATO-s për ta ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Arktik.

Store hodhi poshtë pretendimin e Trumpit në lidhje me Çmimin Nobel për Paqe, duke vënë në dukje se ai jepet nga Komiteti i Pavarur Norvegjez i Nobelit, jo nga qeveria norvegjeze.

Trumpi më vonë përsëriti retorikën e tij për Grenlandën në kompaninë e tij të mediave sociale Truth Social, duke shkruar se "tani është koha" për të adresuar atë që ai e përshkroi si kërcënime sigurie në Arktik.

Grenlanda, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr prej kohësh interesin e SHBA-së për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve të mëdha minerale si dhe shqetësimeve të dyshuara në lidhje me rritjen e aktivitetit rus dhe kinez.

Trumpi tha të shtunën se Washingtoni do të vendosë tarifa prej 10 për qind për mallrat nga tetë vende evropiane, përfshirë Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën, nga 1 shkurti, duke u rritur atë në 25 për qind në qershor, për kundërshtimin e tyre ndaj kontrollit amerikan të Grenlandës dhe dërgimit të një numri të vogël personeli në territorin autonom.

Tetë vendet evropiane në përgjigje lëshuan deklaratë të përbashkët të dielën, duke denoncuar kërcënimin amerikan dhe duke riafirmuar angazhimin e tyre për sigurinë e Arktikut.

Eksploro
Shkencëtari fitues i Çmimit Nobel, James Watson, i fotografuar me disa gra në shtëpinë e Epsteinit
Zyrtari i lartë ushtarak rus pranon se terminalet Starlink janë çaktivizuar për dy javë
Vatikani nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të Trumpit
Türkiye-Etiopi shënojnë një shekull marrëdhëniesh diplomatike me panel në Addis Ababa
Zv/presidenti i ShBA-së: Bisedimet me Iranin shkuan mirë “në disa mënyra”
Besimtarët myslimanë falin namazin e teravisë së parë në Xhaminë Al-Aksa
ShBA-ja shënjestron anije të përfshira në “trafik narkotikësh” në Paqësor dhe Karaibe, 11 të vrarë
Spanja nis hetim ndaj X, Meta dhe TikTok për përmbajtje abuzimi seksual të fëmijëve të bëra me IA
Myslimanët në Türkiye, Oman, Singapor dhe Australi do të nisin agjërimin të enjten
Presidenti sirian, Al-Sharaa: Sfidat ishin të mëdha pas hyrjes në Damask
I dënuar për krime seksuale: A ishte Jeffrey Epstein gjithashtu spiun i Mossad-it?
Shumë figura publike izraelite kundër ligjit për dënim me vdekje të palestinezëve
Reporteri i Anadolus mes tre të plagosurve nga shpërthimi i një mine në Siri
Türkiye dhe 7 vende të tjera dënojnë vendimin e Izraelit për "tokë shtetërore" në Bregun Perëndimor
BE-ja dhe blloku Indo-Paqësor synojnë aleancë të madhe ekonomike mes tarifave të ShBA-së
Gjykata zvicerane kufizon mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit me status të mëparshëm në BE
Sekretari amerikan Rubio: Marrëveshja me Iranin nuk është e lehtë
Rusia do të diskutojë çështjet territoriale me Ukrainën në negociatat në Gjenevë
Epsteini ndihmoi pionierin e IA-së në sigurimin e fondeve nga Hong Kongu
Franca në gatishmëri për shkak të rrezikut nga përmbytjet