Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është takuar sot me ushtruesin e detyrës së presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Çupiq, në margjinat e takimit të liderëve të Procesit të Bërdo-Brionit që po mbahet në Ohër.
Përmes një postimi në X, Siljanovska-Davkova tha se fillimisht e ka uruar Çupiqin për fitoren zgjedhore dhe zgjedhjen e tij si kryetar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë. Ajo theksoi se prania e tij në takim është veçanërisht e rëndësishme për trajtimin e çështjeve të hapura rajonale përmes dialogut politik të bazuar në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Siljanovska-Davkova shprehu bindjen se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke pasur parasysh miqësinë tradicionale mes dy popujve dhe qytetarëve, do të vazhdojnë të zhvillohen me një ritëm edhe më të shpejtë në fushën e arsimit, shkencës, ekonomisë, kulturës, turizmit dhe digjitalizimit.
Sipas saj, Çupiq e ka cilësuar pjesëmarrjen e tij në Procesin e Bërdo-Brionit në Ohër si një mesazh që thekson rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërsa ka mbështetur idenë e saj për përfshirjen e të rinjve në takime të tilla.















