| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Türkiye pezullon udhëtimin pa viza për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme
Vendimi presidencial pezullon zbatimin e marrëveshjes së vitit 2008, pasi Mali i Zi vendosi detyrimin për viza për shtetasit turq.
Türkiye pezullon udhëtimin pa viza për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme
Türkiye pezullon udhëtimin pa viza për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme/ AA / َAA
 

Türkiyetë premten pezulloi udhëtimin pa viza për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme, sipas një vendimi presidencial të publikuar në Gazetën Zyrtare.

Vendimi, i nënshkruar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, pezullon zbatimin e marrëveshjes për heqjen e ndërsjellë të vizave mes Türkiyes dhe Malit të Zi për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme.

Ky vendim vjen pasi Mali i Zi vendosi detyrimin për viza për shtetasit turq më 1 nëntor.

Marrëveshja, e nënshkruar më 18 janar 2008, u miratua nga Këshilli i Ministrave i Türkiyes më 3 mars të po atij viti.