Peshëngritësi paraolimpik turk Abdullah Kayapinar fitoi dy medalje të arta dhe theu rekordin evropian në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për Paraatletë, që po mbahet në Bahrein.
Duke garuar në kategorinë e meshkujve deri në 49 kilogramë, në ditën e parë të kampionatit në Manama, Kayapinar kryesoi renditjen me një total prej 530 kilogramësh, njoftoi Federata Turke e Peshëngritjes.
Ai realizoi me sukses ngritjet prej 173, 177 dhe 180 kilogramësh. Përpjekja e tij e fundit vendosi rekord evropian dhe i siguroi medaljen e dytë të artë në kategorinë e ngritjes më të mirë.
TË REKOMANDUARA
Kayapinar, i cili fitoi medaljen e artë edhe në kampionatin botëror të vitit të kaluar në Egjipt, siguroi kështu titullin e kampionit të botës për të dytin vit radhazi.















