Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 23.210, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Në një deklaratë Ministria njoftoi se të paktën 59,167 të tjerë janë të plagosur.
Forcat izraelite kryen 12 masakra kundër familjeve palestineze në të gjithë enklavën në 24 orët e fundit, duke lënë 126 palestinezë të vrarë dhe 241 të tjerë të plagosur, shtoi ministria.
Sipas ministrisë një numër viktimash ishin ende nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ambulancat nuk ishin në gjendje t'i arrinin ata për shkak të sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore izraelite.
Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.
Sulmet izraelite e kanë lënë Gazën në gërmadha, me 60% të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milion banorë të zhvendosur në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.





















