| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Në Shkodër shënohet 111-vjetori i Fitores së Çanakalasë
Ambasadori Atay në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se janë mbledhur në monumentin e Hasan Riza Pashës, mbrojtësit të Shkodrës, në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve.
Në Shkodër shënohet 111-vjetori i Fitores së Çanakalasë
Në Shkodër shënohet 111-vjetori i Fitores së Çanakalasë / AA
2 orë më parë

Në Shqipëri janë organizuar aktivitete me rastin e 18 Marsit, Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakalasë.

Në qytetin e Shkodrës u zhvillua ceremonia e vendosjes së kurorave me lule në monumentin “Hasan Riza Pasha”, ku të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay, atasheu ushtarak i Türkiyes në Shqipëri, kolonel Tolga Kip, koordinatori i Institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Tiranë, Mustafa Ata, prefektja e Shkodrës, Holta Duda, nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, dhe përfaqësues të organizatave.

Ambasadori Atay në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se janë mbledhur në monumentin e Hasan Riza Pashës, mbrojtësit të Shkodrës, në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë