| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja Osmani përshëndet heqjen e plotë të masave të BE-së ndaj Kosovës
“Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, shkroi Osmani.
Presidentja Osmani përshëndet heqjen e plotë të masave të BE-së ndaj Kosovës
Presidentja Osmani përshëndet heqjen e plotë të masave të BE-së ndaj Kosovës / AA
13 orë më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur konfirmimin e Komisionit Evropian për zbatimin e plotë të vendimit për heqjen e të gjitha masave të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për vendin.

Në rrjetin social amerikan X, Osmani tha se vendimi, i shpallur fillimisht në dhjetor nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, tashmë është zbatuar plotësisht.

Ajo falënderoi Komisionin Evropian dhe partnerët e Kosovës nga vendet anëtare për mbështetjen në përmbylljen e kësaj çështjeje, duke theksuar se masat e vendosura më parë kishin ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, shkroi Osmani.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë