| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Polonia përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Iran
"Varshava ka detyra të tjera brenda NATO-s dhe aleatët tanë e kuptojnë këtë", tha kryeministri Donald Tusk.
Polonia përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Iran
Donald Tusk / TRT Balkan
2 orë më parë

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, përjashtoi të martën mundësinë e vendosjes së trupave ushtarake në Iran, duke thënë se konflikti në rajon nuk ndikon drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare të vendit. 

"Varshava ka detyra të tjera brenda NATO-s dhe aleatët tanë e kuptojnë këtë", tha Donald Tusk përpara një mbledhjeje të kabinetit në përgjigje të thirrjeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, drejtuar aleatëve të NATO-s për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

"Polonia nuk do të dërgojë trupat e saj në Iran", u citua ai nga transmetuesi TVP World.

Ngushtica e Hormuzit ka qenë në qendër të shqetësimeve të tregut global të energjisë që kur Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit njoftoi mbylljen e saj për shumicën e anijeve mes sulmeve SHBA-Izrael ndaj vendit që filluan më 28 shkurt.

Para luftës, rreth 20 milionë fuçi naftë kalonin nëpër ngushticë çdo ditë. Ndërprerja e saj ka rritur çmimet e naftës.

Sulmet ShBA-Izrael ndaj Iranit deri më tani kanë vrarë rreth 1.300 njerëz, përfshirë Udhëheqësin e atëhershëm Suprem, Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që e kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë