| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Fidan nga nesër nis vizitat rajonale për ndalimin e luftës në Lindjen e Mesme
Fidan tha se turneu i ardhshëm synon të përcjellë mesazhet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe të ndajë vlerësimet dhe propozimet e Türkiyes për mënyrën se si mund të arrihet paqja e qëndrueshme në rajon.
Fidan nga nesër nis vizitat rajonale për ndalimin e luftës në Lindjen e Mesme
Fidan nga nesër nis vizitat rajonale për ndalimin e luftës në Lindjen e Mesme / TRT Balkan
4 orë më parë

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një turne në vendet e rajonit nga e mërkura për të diskutuar hapat e mundshëm për ndaljen e luftës në Lindjen e Mesme.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologen e tij kanadeze, Anita Anand, pas takimit të tyre, Fidan tha se vrasjet politike që shënjestrojnë zyrtarë dhe figura politike iraniane janë “akte të paligjshme jashtë ligjeve të zakonshme të luftës” dhe duhet të ndalen menjëherë.

Ai shtoi se lufta ka filluar të përhapet në Liban dhe po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar në Irak, duke theksuar se vazhdojnë pa ndërprerje përpjekjet e Türkiyes për të larguar atë që e përshkroi si “fatkeqësinë e luftës që rëndon mbi botën islame”.

Fidan tha se turneu i ardhshëm synon të përcjellë mesazhet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe të ndajë vlerësimet dhe propozimet e Türkiyes për mënyrën se si mund të arrihet paqja e qëndrueshme në rajon.

Ai gjithashtu theksoi se ka zhvilluar bisedime me shumë homologë perëndimor dhe lindor, duke shkëmbyer pikëpamje dhe duke vlerësuar zhvillimet.

“Qëllimi ynë është i njëjtë, një hapësirë ku të gjithë jetojnë brenda kufijve të tyre me siguri dhe sovranitet, ku palestinezët kanë shtetin e tyre dhe ku Irani, arabët dhe të gjithë ne jetojmë në paqe, stabilitet dhe siguri”, tha Fidan. 

“Kjo është e mundur. Ne kemi këtë vizion dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt tij me vendosmëri të madhe”, shtoi ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë