| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shembet skela e një kantieri ndërtimi në Vjenë, humbin jetën tre shqiptarë të Kosovës
Shkaqet e shembjes dhe natyra e saktë e punimeve që po kryheshin nuk janë ende të qarta, sipas një zëdhënësi të policisë.
Shembet skela e një kantieri ndërtimi në Vjenë, humbin jetën tre shqiptarë të Kosovës
Shembet skela e një kantieri ndërtimi në Vjenë, humbin jetën katër shqiptarë të Kosovës / Reuters
4 orë më parë

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë ka marrë jetën e katër personave, prej të cilëve tre janë nga Kosova. Rasti ka ndodhur pasi një pjesë e konstruksionit ku kanë punuar u shemb duke lënë punëtorë të bllokuar nën rrënoja.

Autoritetet austriake konfirmuan se ngjarja ndodhi në distriktin Alsergrund gjatë punimeve të ndërtimit.

Në një reagim zyrtar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njoftoi se tre prej viktimave ishin shtetas të Kosovës.

Ambasada shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe e angazhuar për të ofruar mbështetjen e nevojshme për familjarët e tyre.

Ndërkaq, shkaqet e shembjes dhe natyra e saktë e punimeve që po kryheshin nuk janë ende të qarta, sipas një zëdhënësi të policisë, ndërtesa ishte e vjetër dhe tipike për zonën, ku një pjesë e madhe e arkitekturës daton nga shekulli i 19-të.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë