| Albanian
SPORT
1 MINUTA LEXIMI
Zhegrova-Mbappe në formacionin e javës në ligën franceze
Përzgjedhja e Edon Zhegrovës vjen si rezultat i golit të tij të shënuar në fitoren 3-0 ndaj Lorient në kuadër të xhiros së 18-të.
Zhegrova-Mbappe në formacionin e javës në ligën franceze
Zhegrova-Mbappe në formacionin e javës në ligën franceze. / Foto: Foot Mercato (twitter) / Twitter
15 Janar 2024

Futbollisti kosovar Edon Zhegrova vazhdon me paraqitjet e tij fantastike me skuadrën e tij.

Ai së fundmi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në kampionatin francez Ligue 1.

Përzgjedhja e tij vjen si rezultat i golit të tij të shënuar në fitoren 3-0 ndaj Lorient në kuadër të xhiros së 18-të.

Në fazën e sulmit, Zhegrova është së bashku me yllin francez Kylian Mbappe dhe me Barcolan.

Në kampionatin francez, pas 18 xhirove, Lille renditet në pozitën e pestë me 31 pikë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë