| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
"Po" Türkiyes për Suedinë në NATO, Erdoğan diskuton me Stoltenberg
Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes njoftoi në rrjetin social X se Erdoğan dhe Stoltenberg gjatë bisedës telefonike kanë shkëmbyer mendime për çështje globale dhe rajonale.
"Po" Türkiyes për Suedinë në NATO, Erdoğan diskuton me Stoltenberg
"Po" Türkiyes për Suedinë në NATO, Erdoğan diskuton me Stoltenberg      / Foto: AA / AA
26 Janar 2024

Presidenti i Republikës së Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg diskutuan të premten miratimin e Turqisë për pranimin e Suedisë në NATO.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes njoftoi në rrjetin social X se Erdoğan dhe Stoltenberg kanë shkëmbyer mendime për çështje globale dhe rajonale në një bisedë telefonike.

Shefi i NATO-s Stoltenberg në llogarinë e tij në rrjetin X tha se ka mirëpritur ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Türkiye.

“Çështjet legjitime të sigurisë së Türkiyes janë zgjidhur dhe Suedia, Türkiye dhe NATO-ja do të jenë më të forta me Suedinë si aleate”, tha Stoltenberg.

Parlamenti turk ratifikoi të martën pranimin e Suedisë në NATO dhe ky vendim u botua edhe në Gazetën Zyrtare të Türkiyes.

Presidenti Erdoğan nënshkroi dekretin presidencial për pranimin e këtij vendi nordik në aleancën ushtarake dhe miratoi protokollin përkatës.

Pranimi i një anëtari të rikërkojë miratimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe Hungaria është tani i vetmi aleat që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë