| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Ushtria izraelite kreu sulm ajror në Bejrut të Libanit
Në mediat sociale u shpërndanë pamjet e tymit që dilnin nga lagjja Dahiye në jug të Bejrutit, ku Hezbollahu është aktiv.
Ushtria izraelite kreu sulm ajror në Bejrut të Libanit
Ushtria izraelite kreu sulm ajror në Bejrut të Libanit / Photo: AA / AA

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një sulm ajror në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Në deklaratën e zëdhënësit të ushtrisë izraelite thuhet se ushtria kreu një sulm në Bejrut dhe se nuk kishte asnjë ndryshim në paralajmërimin e sigurisë të lëshuar nga komanda e frontit të brendshëm të ushtrisë izraelite për qytetarët e saj.

Gazetari i Anadolut në Bejrut raportoi se një sulm ajror është kryer diku në rrugën "Jamous" në qytet. Ndërsa tymi i dendur u pa që dilte nga vendi i sulmit, ekipet mjekësore dhe ambulancat libaneze u dërguan në zonë.

Në mediat sociale u shpërndanë pamjet e tymit që dilnin nga lagjja Dahiye në jug të Bejrutit, ku Hezbollahu është aktiv.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë