| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Erdoğan merr pjesë në ceremoninë e Samitit të Liderëve të G20-s
Presidenti turk u prit nga homologu i tij brazilian, Lula da Silva, nga ku zhvilluan një bisedë, si dhe realizuan një fotografi.
Erdoğan merr pjesë në ceremoninë e Samitit të Liderëve të G20-s
Erdoğan merr pjesë në ceremoninë e Samitit të Liderëve të G20-s.       Foto: AA / AA
18 Nëntor 2024

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes së Samitit të Liderëve të G20-s, që po zhvillohet në qytetin brazilian Rio de Zhaneiro.

Erdoğan mbërriti në Muzeun e Artit Modern, ku po zhvillohet samiti, së bashkë me bashkëshorten e tij Emine Erdoğan.

Pritja u bë nga homologu i tij, presidenti i Brazilit Lula da Silva, si mikpritësi i G20-s.

Lula da Silva dhe Erdoğan zhvilluan një bisedë si dhe realizuan një fotografi kujtimi.

Presidentin turk në Samitin e Liderëve të G20-s e shoqërojnë kryediplomati Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe i Financave Mehmet Şimşek, zëvendëskryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë Ömer Çeli, kreu i Komunikimeve i Presidencës Fahrettin Altun, si dhe këshilltari presidencial për politikën e jashtme dhe sigurinë Akif Çağatay Kılıç.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë