| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Irak, pas 27 vitesh mbahet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë
Regjistrimi, i cili supozohet të realizohet çdo 10 vjet në vend, nuk u zhvillua për shkak të dhunës që ndodhi pasi ShBA-ja pushtoi Irakun në vitin 2003.
Irak, pas 27 vitesh mbahet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë
Irak, pas 27 vitesh mbahet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë / Photo: AA / AA
20 Nëntor 2024

Pas 27 vitesh në Irak filloi regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë. Orari i shpallur i shtetrrethimit për shkak të regjistrimit dyditor do të vazhdojë edhe nesër. Ata që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë u përjashtuan nga shtetrrethimi.

Regjistrimi i përgjithshëm i vendit përfshin gjithashtu Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut (KRG).

Ministria irakiane e Planifikimit pritet të shpallë rezultatet jozyrtare pas përfundimit të numërimit.

Regjistrimi, i cili supozohet të realizohet çdo 10 vjet në vend, nuk u zhvillua për shkak të dhunës që ndodhi pasi ShBA-ja pushtoi Irakun në vitin 2003.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë