| Albanian
BOTA
3 MINUTA LEXIMI
Biden i kërkon Netanyahut marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve në Gaza
Presidenti amerikan Biden i ka thënë Netanyahut se, pas arritjes së armëpushimit në Liban, duhet të bëjë marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushim në Rripin e Gazës.
Biden i kërkon Netanyahut marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve në Gaza
Biden i kërkon Netanyahut marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve në Gaza / Photo: AA / AA
28 Nëntor 2024

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në bisedën telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pak para marrëveshjes për armëpushim në Liban, i përcolli bashkëbiseduesit se fokusi tani duhet të jetë në shkëmbimin e pengjeve dhe marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Sipas lajmit të faqes amerikane "Axios" të cilin e bazon në dy zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, Biden i ka thënë Netanyahut se pas arritjes së armëpushimit në Liban, duhet të bëjë marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushim në Rripin e Gazës.

Biden i ka thënë Netanyahut: "Tani kemi një mundësi. Të marrim pengjet", thonë zyrtarët amerikanë duke shtuar se kryeministri izraelit Netanyahu iu përgjigj pozitivisht Bidenit.

Sipas zyrtarëve amerikanë të cilët transmetuan se biseda telefonike zgjati disa minuta, e vetmja çështje tjetër përveç Libanit që erdhi në rend dite në bisedën mes Bidenit dhe Netanyahut ishte armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja e shkëmbimit të pengjeve.

Një këshilltar i paidentifikuar i presidentit amerikan Biden, që ka folur për "Axios" ka thënë se "Bideni mendon se do të ishte çmenduri të mos bënte asgjë dhe t'u thuash familjeve të pengjeve të presin deri më 20 janar".

Netanyahu dëshiron "marrëveshje të pjesshme" për të vazhduar sulmet në Gaza

Një ministër izraelit i paidentifikuar i cili ka folur për "Axios" tha se Netanyahu po bën përpjekje për një "marrëveshje të pjesshme të pengjeve" e cila nuk do të detyrojë ushtarët izraelitë të tërhiqen plotësisht nga Gaza dhe e cila do të vazhdonte sulmet në Gaza.

Zyra e Kryeministrit izraelit ka refuzuar të japë deklaratë lidhur me këtë çështje.

Netanyahu është kritikuar se për "arsye politike" nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të ndërsjellë për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin që do t’i lironte pengjet izraelite në Rripin e Gazës.

Parashikohet se në Rripin e Gazës ndodhen 101 pengje izraelite.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
UNICEF-i: Të paktën 20 fëmijë sudanezë u vranë në janar
Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike
Mamdani kufizon me urdhër ekzekutiv qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e Nju Jorkut
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën
Franca thotë se një operacion rus synoi ta lidhë Macronin me çështjen Epstein
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë
Pakistan, të paktën 31 të vrarë nga shpërthimi në kryeqytetin Islamabad
Kryeministri Carney: Türkiye është një “partner jetik” për Kanadanë
Hillary Clinton kërkon seancë dëgjimore publike përpara dëshmisë në hetimin mbi Epsteinin
Si një makinë e kuqe nga Azerbajxhani u bë simbol i solidaritetit turk pas tërmetit të vitit 2023?
Panairi i Librit në Damask rikthehet nën Presidentin al Sharaa: “Një fillim i ri me vlerë”
Izraeli godet Libanin mes shkeljeve të armëpushimit
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it
Përdoruesit e inteligjencës artificiale arrijnë në 602 milionë në Kinë
I dërguari amerikan Witkoff: Rusia dhe Ukraina ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur lufte
Ministri i Jashtëm francez mbërrin në Damask në ndalesën e parë të turneut rajonal
Trump: Të shtënat fatale ndaj protestuesve në Minneapolis nuk justifikohen
Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për dialog me ShBA-në
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë shkurton shërbimet, shkak mungesa e fondeve
Australia shmang thirrjet për arrestimin e presidentit izraelit gjatë vizitës