Bie lindshmëria në të gjitha qytetet e Shqipërisë
RAJONI
2 minuta leximi
Bie lindshmëria në të gjitha qytetet e ShqipërisëEdhe Tirana, kryeqyteti dhe qarku më i populluar, ka shënuar ulje nga 9.437 lindje në vitin 2021 në 9.0006 lindje në vitin 2024.
Bie lindshmëria në të gjitha qytetet e Shqipërisë
20 Gusht 2025

Instituti i Statistikave i Shqipërisë ka publikuar të dhënat më të fundit mbi numrin e lindjeve sipas qarqeve, duke treguar një rënie të ndjeshme nga viti 2021 në vitin 2024. Fenomeni prek të gjitha trevat e vendit, por veçanërisht alarmante paraqitet situata në disa qarqe që dikur njiheshin për traditat familjare dhe popullsinë e re në moshë.

Sipas shifrave, në Dibër numri i lindjeve ka rënë nga 1.469 në vitin 2021, në vetëm 1.095 në vitin 2024, duke regjistruar një tkurrje me mbi 370 lindje më pak brenda tre viteve. Edhe Korça shënon një rënie drastike, nga 1 647 lindje në vitin 2021 në vetëm 1.181 në vitin 2024. Ndërsa Shkodra, një nga qytetet më të mëdha në veri të Shqipërisë, ka zbritur nga 1.894 lindje në vitin 2021 në 1.509 lindje në vitin 2024.

Një situatë e ngjashme shihet edhe në qarqe të tjera:

  • Berati nga 1.050 në 798 lindje,

  • Elbasani nga 2.392 në 2.009,

  • Fieri nga 2.377 në 1.953,

  • Gjirokastra nga 451 në vetëm 336 lindje,

  • Kukësi nga 902 në 707,

  • Lezha nga 1.302 në 1.021,

  • Vlora nga 1.229 në 1.076.

Madje edhe Tirana, kryeqyteti dhe qarku më i populluar, ka shënuar ulje nga 9.437 lindje në vitin 2021 në 9.006 lindje në vitin 2024.

Ekspertët e demografisë e cilësojnë këtë tendencë si një alarm kombëtar, pasi tkurrja e lindshmërisë rrezikon të sjellë pasoja të mëdha afatgjata, përfshirë plakjen e popullsisë, boshatisjen e zonave të tëra dhe vështirësimin e zhvillimit ekonomik. Nëse trendi vazhdon me këtë ritëm, qytete me histori e tradita si Shkodra, Dibra dhe Korça rrezikojnë të mbeten vetëm toponime në të ardhmen.

BURIMI:TRT Balkan
Eksploro
Përparim Rama fiton garën për Prishtinën
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe