| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Presidentja meksikane foli me Trumpin pas operacionit kundër kartelit të drogës
“Ishte një telefonatë 8-minutëshe për të më pyetur çfarë po ndodh në Meksikë, si janë gjërat. Ishte një telefonatë e shkurtër për të parë si janë gjërat në Meksikë”, tha Sheinbaum.
Presidentja meksikane foli me Trumpin pas operacionit kundër kartelit të drogës
Presidentja meksikane foli me Trumpin pas operacionit kundër kartelit të drogës / TRT Balkan
14 orë më parë

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj amerikan, Donald Trump, pas operacionit kundër kartelit të drogës.

Sheinbaum u tha gazetarëve se telefonata u zhvillua të hënën, një ditë pas operacionit ushtarak që rezultoi me vdekjen e liderit të Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur edhe si “El Mencho”.

“Ishte një telefonatë 8-minutëshe për të më pyetur çfarë po ndodh në Meksikë, si janë gjërat. Ishte një telefonatë e shkurtër për të parë si janë gjërat në Meksikë”, tha ajo.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të dielën se ShBA-ja i ofroi mbështetje me inteligjencë qeverisë meksikane gjatë operacionit të madh.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë