Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite të kryera të shtunën.
“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khameneit, si pasojë e sulmeve që ndodhën dje”, ka deklaruar Erdoğan.
Presidenti turk i ka shprehur ngushëllime familjes Khamenei, duke iu lutur Allahut të Madhëruar që ta mëshirojë, si dhe ka shprehur solidaritet me, siç u shpreh ai, popullin vëlla iranian.
“Në emër të vendit tim dhe të popullit tim, shpreh ngushëllimet e mia”, tha Erdoğani.
Ai theksoi se Türkiye, së bashku me popullin e Iranit, do të vazhdojë pa u lëkundur përpjekjet që të gjithë miqtë dhe vëllezërit në rajon të rikthejnë paqen dhe stabilitetin që meritojnë, që të përfundojë konflikti që po zhvillohet në rajon dhe të rikthehet diplomacia.





















