| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kryediplomati iranian: Lufta e Netanyahut dhe Trumpit kundër Iranit është e paligjshme
“Lufta e Netanyahut dhe Trumpit kundër Iranit është plotësisht e paprovokuar, e paligjshme dhe e paligjitimuar”, tha Araghchi në rrjetin social amerikan X.
Kryediplomati iranian: Lufta e Netanyahut dhe Trumpit kundër Iranit është e paligjshme
Kryediplomati iranian: Lufta e Netanyahut dhe Trumpit kundër Iranit është e paligjshme / TRT Balkan
10 orë më parë


Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, ka dënuar sulmet e përbashkëta ShBA-Izrael ndaj Iranit, duke i përshkruar ato si “plotësisht të paprovokuara, të paligjshme dhe të paligjitimuar”. 

“Lufta e Netanyahut dhe Trumpit kundër Iranit është plotësisht e paprovokuar, e paligjshme dhe e paligjitimuar”, tha Araghchi në rrjetin social amerikan X.

Ai tha se presidenti Trump e ka kthyer nismën “Amerika e Para” në “Izraeli i Pari”, që gjithmonë nënkupton “Amerika e Fundit”.

“Forcat tona të fuqishme të armatosura janë të përgatitura për këtë ditë dhe do t’u japin agresorëve mësimin që meritojnë”, tha Araghchi.

Sot në mëngjes, Izraeli nisi një sulm “parandalues” ndaj Iranit, si dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në mbarë vendin.

Më vonë, Trump deklaroi se forcat e tij nisën “operacione të mëdha luftarake” në Iran me synimin për “të mbrojtur popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga autoritetet iraniane”.

Sulmet vijnë ndërkohë që bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Raundi i fundit i bisedimeve në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, ShBA goditi tre objekte bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore Izrael-Iran.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë