| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Fidan zhvillon biseda telefonike me homologët pas sulmeve ShBA-Izrael ndaj Iranit
Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, Fidan zhvilloi bisedime të ndara me kryediplomatin iranian Abbas Araghchi, atë irakian Fuad Hussein, atë egjiptian Badr Abdelatty dhe atë indonezian Sugiono.
Fidan zhvillon biseda telefonike me homologët pas sulmeve ShBA-Izrael ndaj Iranit
Fidan zhvillon biseda telefonike me homologët pas sulmeve ShBA-Izrael ndaj Iranit / TRT Balkan
9 orë më parë

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Irani, Iraku, Arabia Saudite, Egjipti dhe Indonezia pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, Fidan zhvilloi bisedime të ndara me kryediplomatin iranian Abbas Araghchi, atë irakian Fuad Hussein, atë egjiptian Badr Abdelatty dhe atë indonezian Sugiono.

Gjatë bisedimeve, kryediplomatët diskutuan zhvillimet e fundit në rajon, si dhe hapat e mundshëm që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund sulmeve.

Sot herët, Izraeli dhe ShBA nisën një sulm ndaj Iranit, duke përmendur kërcënime të pretenduara nga autoritetet iraniane. Video deklarata u publikuan nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sulmet ndodhën ndërkohë që bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit ishin në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Raundi i fundit i bisedimeve në Gjenevë përfundoi të enjten.

Izraeli gjithashtu nisi një luftë 12-ditore ndaj Iranit qershorin e kaluar, me ShBA-në që iu bashkua më vonë dhe bombardoi tre objekte bërthamore iraniane.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë