Izraeli ka goditur figura të larta politike dhe ushtarake iraniane, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe Presidentin Masoud Pezeshkian, në sulmet e fundit, raportoi Axios të shtunën.
Një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi për këtë medium se Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj komandantëve të lartë dhe udhëheqësve politikë iranianë.
Kanali 12 i Izraelit raportoi se vlerësimet në Tel Aviv tregojnë një mundësi të madhe që Ali Shamkhani, këshilltari i Khameneit dhe përgjegjës për programin bërthamor të Iranit, mund ta ketë humbur jetën.
Ministria e Jashtme iraniane reagoi shpejt për disa raporte, duke thënë se ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet iraniane nuk dhanë asnjë konfirmim zyrtar për ndonjë vdekje.
Izraeli dhe ShBA-ja njoftuan të shtunën herët një operacion të përbashkët kundër Iranit, duke cituar “kërcënimet” që paraqet “regjimi iranian.”
Këto sulme vijnë ndërkohë që bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit ishin në zhvillim nën ndërmjetësimin e Omanit.
Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.
Në qershorin e kaluar, ShBA goditi tri objekte bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore Izrael-Iran.













