| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump njofton vdekjen e liderit suprem të Iranit
“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në Histori, është i vdekur”, shkroi Trump në Truth Social.
Trump njofton vdekjen e liderit suprem të Iranit
Trump njofton vdekjen e liderit suprem të Iranit / AP
28 Shkurt 2026

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, është “i vdekur”.

“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në Histori, është i vdekur”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth Social.

Deklaratat e tij erdhën pasi ShBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Iranit, por nuk specifikoi burimin e informacionit të tij.

“Ai nuk ishte në gjendje t’i shmangej inteligjencës sonë dhe sistemeve tona shumë të sofistikuara të gjurmimit dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo udhëheqësit e tjerë që janë vrarë bashkë me të, të mund të bënin”, tha Trump.

Presidenti deklaroi se operacionet ushtarake të ShBA-së, përfshirë “bombardime të rënda dhe të përpikta”, do të vazhdojnë “aq gjatë sa të jetë e nevojshme” për të arritur objektiva më të gjera të sigurisë rajonale.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë