TÜRKİYE
1 minuta leximi
36 shtetas turq të ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Globale Sumud do të kthehen në Türkiye
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme thotë se po zhvillohen procedurat për qytetarët e mbetur të ndaluar nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare.
36 shtetas turq të ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Globale Sumud do të kthehen në Türkiye
36 shtetas turq të ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Globale Sumud do të kthehen në Türkiye / AA
4 Tetor 2025

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Öncü Keçeli, tha se 36 qytetarë turq të ndaluar nga forcat izraelite në bordin e anijeve Flotiljen Globale në ujërat ndërkombëtare pritet të kthehen në Türkiye këtë pasdite me një fluturim të posaçëm.

“Numri përfundimtar nuk është përcaktuar ende. Ne po i vazhdojmë përpjekjet tona për t'i përfunduar procedurat për qytetarët tanë të mbetur sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që ata të mund të vijnë në Türkiye”, shkroi Keçeli në rrjetin social amerikan X.

Ai shtoi se fluturimi i planifikuar do të transportojë edhe qytetarë të vendeve të treta.