TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan mbërrin në Azerbajxhan për samitin e shteteve turke
Presidenti turk pritet t'u drejtohet pjesëmarrësve gjatë samitit, i cili mbahet nën temën "Paqja dhe Siguria Rajonale".
Erdoğan mbërrin në Azerbajxhan për samitin e shteteve turke
Erdoğan mbërrin në Azerbajxhan për samitin e shteteve turke / TRT Balkan
14 orë më parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në qytetin Gabala të Azerbajxhanit me avionin presidencial për të marrë pjesë në Samitin e 12-të të Organizatës së Shteteve Turke.

Erdoğan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Gabala-s nga ministri i Shkencës dhe Arsimit i Azerbajxhanit, Emin Amrullayev, guvernatori i Gabala-s, Sebuhi Abdullayev, Ambasadori i Azerbajxhanit në Türkiye, Rashad Mammadov, dhe Ambasadori i Türkiyes në Baku, Birol Akgün.

Presidentin Erdoğan në udhëtimin e tij e shoqërojnë ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Hayati Yazıcı, zëvendëskryetari i AK Partisë dhe kreu për Marrëdhënie me Shtetet Turke, Kürşad Zorlu, zëvendëskryetari i AK Partisë dhe kreu i politikave shëndetësore, Halit Yerebakan, zëvendëskryetarja e Grupit Parlamentar të AK Partisë, Leyla Şahin Usta, kreu i Komunikimeve Presidenciale, Burhanettin Duran, këshilltari Kryesor i Presidencës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Ismet Büyükataman, kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Türkiye-Azerbajxhan, Şamil Ayrım dhe deputetja e AK Partisë për Stambollin, Derya Ayaydın.

Me të mbërritur, Erdoğan dhe delegacioni i tij u nisën për në Qendrën e Kongreseve "Heydar Aliyev", ku po mbahet samiti.

Presidenti turk pritet t'u drejtohet pjesëmarrësve gjatë samitit, i cili mbahet nën temën "Paqja dhe Siguria Rajonale", dhe gjithashtu pritet të marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë