Qindra protestues u mblodhën në Times Square të Nju Jorkut, duke kënduar dhe duke mbajtur pankarta për ta denoncuar ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u adresua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, raporton Anadolu.
Demonstrata përkoi me largimin delegacioneve të shumta të vendeve brenda sallës së OKB-së, teksa Netanyahu filloi fjalimin e tij.
Duke mbajtur pankarta me mesazhe të tilla si “Shtetet anëtare të OKB-së duhet të veprojnë: Sanksione, embargo armësh ndaj Izraelit tani” dhe “Ndalo urinë në Gaza”, turma brohoriste “Liri, liri Palestinës”.
Protestua u organizua për të shprehur kundërshtimin ndaj konfliktit të vazhdueshëm dhe situatës humanitare në enklavën palestineze.
Sipas shifrave të fundit, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023 është rritur në më shumë se 65.500, me shumicën e tyre gra dhe fëmijë.
Izraeli e ka kufizuar rëndë rrjedhën e ndihmave në Gaza, duke mbyllur të gjitha kalimet që nga 2 marsi dhe duke penguar hyrjen e sasive të mjaftueshme të ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës humanitare, pavarësisht një grumbullimi kamionësh ndihmash në kufij.
Teksa Izraeli herë pas here lejon kalimin e sasive të kufizuara të ndihmës, agjencitë e OKB-së dhe grupet e ndihmës thonë se kjo nuk i plotëson shumë nevojat themelore të popullsisë.
Ka pasur gjithashtu raportime për kamionë ndihmash që janë plaçkitur nga bandat, të cilat autoritetet e Gazës pretendojnë se mbrohen nga Izraeli.