BOTA
1 minuta leximi
Starbucks do të pushojë nga puna qindra punonjës dhe do të mbyllë dhjetëra filiale
Kompania amerikane e shitjes së kafesë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i punonjësve në Amerikën e Veriut do të bjerë për rreth një për qind gjatë vitit fiskal 2025.
Starbucks do të pushojë nga puna qindra punonjës dhe do të mbyllë dhjetëra filiale
Starbucks do të pushojë nga puna qindra punonjës dhe do të mbyllë dhjetëra filiale / TRT Balkan
26 Shtator 2025

Starbucks njoftoi të enjten se do të pushojë nga puna qindra të punësuar dhe do të mbyllë dhjetëra dyqane. 

Kompania amerikane e shitjes së kafesë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i punonjësve në Amerikën e Veriut do të bjerë për rreth një për qind gjatë vitit fiskal 2025.

“Vitin fiskal do ta përfundojmë me gati 18.300 vendndodhje Starbucks të menaxhuara nga kompania dhe të licencuara në mbarë ShBA-në dhe Kanadë”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se kompania po redukton numrin e të punësuarve dhe shpenzimet jashtë sektorit të shitjes me pakicë.

“Kjo përfshin vendimin e vështirë për të hequr afërsisht 900 pozita aktuale të partnerëve që nuk janë në sektorin e shitjes me pakicë dhe mbylljen e shumë vendeve të lira pune.”

Starbucks njoftoi gjithashtu se do të përpiqet të ofrojë transferime në lokacione të afërta kur të jetë e mundur dhe do të reagojë shpejt për të ndihmuar stafin, ndërsa për të tjerët do të ofrojë “paketa të plota shpërblimi”.

Shitjet globale të Starbucks ranë me dy për qind në tremujorin e tretë të vitit fiskal. Në tremujorin e parë dhe të dytë, kompania gjithashtu shënoi rënie.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë