BOTA
1 minuta leximi
Parlamenti sllovak miraton ndryshim kushtetues që i jep përparësi ligjit kombëtar ndaj atij të BE-së
Ndryshimet, që hyjnë në fuqi më 1 nëntor, parashikojnë se Sllovakia do të njohë vetëm 2 gjini: mashkull dhe femër.
Parlamenti sllovak miraton ndryshim kushtetues që i jep përparësi ligjit kombëtar ndaj atij të BE-së
Parlamenti sllovak miraton ndryshim kushtetues që i jep përparësi ligjit kombëtar ndaj atij të BE-së / AA
26 Shtator 2025

Parlamenti i Sllovakisë miratoi të premten një amendament kushtetues që shpall se ligji kombëtar do të ketë përparësi ndaj legjislacionit të Bashkimit Evropian (BE) në fushat që lidhen me “identitetin kombëtar.”

Këshilli Kombëtar e miratoi ndryshimin, me 90 deputetë që votuan pro dhe shtatë kundër, sipas agjencisë sllovake të lajmeve Spravy.

Ndryshimet, që hyjnë në fuqi më 1 nëntor, përcaktojnë se ligji sllovak do të ketë përparësi ndaj ligjit të BE-së në çështjet që lidhen me identitetin kombëtar, si struktura familjare dhe gjinia.

Kushtetuta do të përfshijë gjithashtu frazën: “Sllovakia njeh vetëm dy gjini, të përcaktuara biologjikisht: mashkull dhe femër.”

Ajo do të saktësojë më tej se “ndryshimi i gjinisë, përveç për arsye të rënda, nuk mund të bëhet përveçse sipas procedurave të përcaktuara me ligj.”

Sipas kushtetutës së rishikuar, vetëm çiftet e martuara do të kenë të drejtë të adoptojnë fëmijë. Ndër ndryshime është gjithashtu edhe një klauzolë që ndalon surrogacinë.

Po ashtu, në vendimmarrjet që lidhen me arsimin, jetën familjare dhe gjuhën, si dhe mbi “çështje kulturore dhe etike,” legjislacioni kombëtar do të jetë standardi udhëheqës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë