RAJONI
2 minuta leximi
Begaj dhe Osmani takohen me Trumpin: Miqësia me ShBA-në, lidhje e pathyeshme
Begaj dhe Osmani ndodhen në ShBA në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Begaj dhe Osmani takohen me Trumpin: Miqësia me ShBA-në, lidhje e pathyeshme
Begaj dhe Osmani takohen me Trumpin: Miqësia me ShBA-në, lidhje e pathyeshme / AA
27 Shtator 2025

Presidenti Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku Zonjën e Parë, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, kanë marrë pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij.

Begaj dhe Osmani ndodhen në ShBA në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti Begaj, së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë e ShBA-së, Melanie Trump.

Begaj u shpreh në një postim në rrjetet sociale se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkroi Begaj.

Veçmas, presidentja kosovare Osmani është pritur së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriu, ndër më pas, ajo ka thënë se takimi protokollar u shndërrua në një bisedë shumë përmbajtësore.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe”, ka shkruar Osmani në rrjetin social amerikan Facebook.

Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me ShBA-në, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka thënë Osmani.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë