26 Shtator 2025
Në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë nga dita e mërkurë po mbahet edicioni i nëntë i Festivalit të Kafesë dhe Çajit.
Qindra qytetarë që admirojnë kafenë dhe çajin ende kanë mundësi të provojnë shije dhe marka të ndryshme të këtyre dy pijeve më të njohura në botë.
Rreth 30 brende vendore dhe të huaja po marrin pjesë në këtë festival me shtëpiza dhe hapësira të ndara për mysafirë ku shumica prej tyre shërbejnë kafe ose çaj pa pagesë për konsumatorët.
Të sugjeruara
Synimi i këtij festivali është të promovohet kultura e përgatitjes së kafesë dhe çajit në Kosovë, si dhe të ofrohet një përvojë unike për konsumatorët.
Përveç qytetarëve nga Kosova, festivali i cili mbahet në të njëjtën kohë çdo vit, ngjall interesim edhe të turistëve të huaj.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë