RAJONI
1 minuta leximi
Ministrja Spiropali takon homologen e Kosovës
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar me homologen e Kosovës në Nju Jork, ku po qëndrojnë në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të OKB-së.
Ministrja Spiropali takon homologen e Kosovës
Ministrja Spiropali takon homologen e Kosovës / AA
26 Shtator 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Spiropali është takuar me homologen e Kosovës në Nju Jork, ku po qëndrojnë në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

"Takim pune me (ministren) Gërvalla-Schwarz, ku jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi", ka shkruar Spiropali në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministrja Spiropali është takuar me homologë dhe zyrtarë të tjerë të vendeve të ndryshme, si dhe ka marrë pjesë në disa takime dhe aktivitete.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë