25 Shtator 2025
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet se me ftesë të sekretarit Rubio, Spiropali i është bashkuar darkës transatlantike në Nju Jork.
Të sugjeruara
Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Spiropali ka shkruar se aleanca strategjike mes dy vendeve do të thellohet më tej, sipas saj në dimensionin politik, ekonomik dhe të sigurisë.
Spiropali është pjesë e delegacionit shqiptar që po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë