RAJONI
1 minuta leximi
Vuçiq e quan takimin e tij me Netanyahun si "të mirë dhe domethënës"
Presidenti serb Vuçiq u takua me kryeministrin izraelit Netanyahun në Nju Jork, ku po zhvillohet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Vuçiq e quan takimin e tij me Netanyahun si "të mirë dhe domethënës"
Vuçiq e quan takimin e tij me Netanyahun si "të mirë dhe domethënës" / AA
26 Shtator 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi si "të mirë dhe domethënës" takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vuçiq u takua me Netanyahun në Nju Jork, ku po zhvillohet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit, presidenti serb shkroi në rrjetet sociale se ka pasur një "takim të mirë dhe domethënës" me kryeministrin izraelit.

"Veçanërisht e rëndësishme ishte që ngritëm çështjen e arritjes së një marrëveshjeje për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Izraelit, gjë që do të përbënte një hap të madh në zhvillimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen", shkroi Vuçiq.

Ndërkohë, ndërsa gjenocidi në Rripin e Gazës po vazhdon, shumë media shkruajnë për tregti armësh midis Izraelit dhe Serbisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë