| Albanian
KULTURË
2 minuta leximi
Shqipëri, filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” merr disa çmime
Filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” (Bağlılık Hasan) ka marrë çmimin "Filmi më mirë" si realizim dhe çmimin "Regjia më e mirë", ndërkohë çmimin "Aktori më i mirë mashkull" e fitoi edhe Umut Karadağ, me rolin kryesor të Hasanit në film.
Shqipëri, filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” merr disa çmime
Shqipëri, filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” merr disa çmime / AA
14 Qershor 2025

Filmi turk “Përkushtimi i Hasanit” (Bağlılık Hasan) i shfaqur në Tiranë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”, ka marrë disa çmime.

Turqia mori pjesë në këtë festival me filmin në fjalë, me regji të regjisorit dhe skenaristit të njohur Semih Kaplanoğlu, i cili u shfaq për artdashësit shqiptarë më 12 qershor, me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre” - Tiranë.

Sipas një njoftimi nga Instituti "Yunus Emre” - Tiranë, filmi ka marrë çmimin "Filmi më mirë" si realizim dhe çmimin "Regjia më e mirë", gjatë ceremonisë së zhvilluar më 13 qershor në Universitetin e Arteve në Tiranë, të cilat i tërhoqi vetë regjisori Kaplanoğlu.

Gjithashtu, çmimin "Aktori më i mirë mashkull" e fitoi edhe Umut Karadağ, me rolin kryesor të Hasanit në filmin “Përkushtimi i Hasanit”, i cili kishte dërguar dhe një video-mesazh nga Turqia.

Çmimi për aktorin Karadağ u tërhoq nga drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, i cili në fjalën e tij shprehu falënderime për organizatorët e festivalit.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, regjisori Kaplanoğlu tha se me çmimet i jepet një nxitje për të sjellë diçka më të mirë në të ardhmen. "Çmrimet janë të bukura, por shërbejnë për motivimin e secilit që i merr", tha Kaplanoğlu.

Në festivalin e zhvilluar në datat 9-13 qershor konkurruan 37 filma nga disa vende dhe u zhvilluam me mbështetjen e institucioneve të ndryshme shqiptare.

BURIMI:AA
Eksploro
Zbulohet medreseja që daton gati 900 vjet në Anadollin qendror
Virtuozi i violinës, Elvin Hoxha Ganiyev, do të performojë në Tiranë më 16 janar
Muzeu i Susës, i listuar në UNESCO, nxjerr në pah trashëgiminë e lashtë të Iranit
Kinematë e Shqipërisë do të ringjallen me 1,4 milion euro investim
Syedra : Qyteti antik i Türkiyes zbulohet si qendër e madhe e prodhimit të vajit të ullirit
Roma aplikon tarifë prej dy eurosh për vizitorët e Shatërvanit Trevi
Muzeu i Palestinës: Një ekspozitë në kryeqendrën amerikane për të ruajtur historinë e Palestinës
Muzeu i Luvrit në Paris mbetet i mbyllur pasi stafi voton për ta zgjatur grevën
I riu me autizëm shfaq talentin e tij përmes artit të djegies së drurit
Fituesi i Eurovizionit të vitit 1994 do të kthejë trofeun për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit
Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit
Shkodër, konferencë dhe ekspozitë mbi koleksionin e Pallatit Yildiz dhe Shqipërinë
Statuja 1.800-vjeçare zbulohet në qytetin e lashtë në Türkiye
Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës
Trashëgimia audiovizuale në prag të zhdukjes
Kurani më i madh në botë i shkruar me dorë përfundon në Stamboll
Portret i rrallë osman nga Osman Hamdi Beu në ankand për 1,5 milion dollarë
Sahati i Gjirokastrës nga koha e Perandorisë Oamane rikthehet në përdorim
Arkitektura që sfidon lartësinë: Minaret më të larta të Ballkanit
Shqipëri, shfaqet filmi turk “Shtëpia pa adresë”