| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Ukraina: Në sulmin e Rusisë me dron ndaj Kharkivit humbën jetën 4 persona
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se sulmi shënjestroi një nga zonat e banuara në qytet.
00:00
Ukraina: Në sulmin e Rusisë me dron ndaj Kharkivit humbën jetën 4 persona
Ukraina: Në sulmin e Rusisë me dron ndaj Kharkivit humbën jetën 4 persona / Reuters
 

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë ruse gjatë natës me mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj qytetit Kharkiv të Ukrainës.

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se sulmi shënjestroi një nga zonat e banuara në qytet.

Ekipet shëndetësore dhe të shpëtimit që mbërritën në vendngjarje ndërhynë ndaj zjarrit, pas sulmit në ndërtesën administrative dhe banesat.

Si pasojë e zjarrit që shpërtheu pas sulmit u shënuan dëme edhe tek automjetet që ndodheshin aty pranë.