| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Ursula von der Leyen: BE-ja me plan investimesh, 23 miliardë dollarë për zonat kufitare lindore
Von der Leyen tha se fondi ‘EastInvest’ është projektuar posaçërisht për të shfrytëzuar potencialin ekonomik të komuniteteve kufitare dhe për të krijuar vende të reja pune dhe mundësi zhvillimi.
Ursula von der Leyen: BE-ja me plan investimesh, 23 miliardë dollarë për zonat kufitare lindore
Ursula von der Leyen: BE-ja me plan investimesh, 23 miliardë dollarë për zonat kufitare lindore / TRT Balkan
7 orë më parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) do të ofrojë 20 miliardë euro (23 miliardë dollarë) investime të synuara përmes nismës së re ‘EastInvest’ për të mbështetur rajonet kufitare lindore të prekura nga lufta në Ukrainë.

Duke folur në Konferencën e Nivelit të Lartë për Rajonet Kufitare Lindore, von der Leyen tha se fondi ‘EastInvest’ është projektuar posaçërisht për të shfrytëzuar potencialin ekonomik të komuniteteve kufitare dhe për të krijuar vende të reja pune dhe mundësi zhvillimi.

“Ne kemi nevojë për investime në këto rajone dhe rajonet kufitare kanë asete të konsiderueshme. Ato kanë pyjet e tyre, një sektor të fortë bujqësor dhe disponueshmëri të lëndëve të para kritike. ‘EastInvest’ bashkon disa nga burimet më të mëdha të financimit publik dhe privat në Evropë. Ai përfshin Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, tha ”, tha von der Leyen, duke theksuar se synimi është nxitja e rritjes ekonomike dhe krijimi i punësimit.

Von der Leyen bëri të ditur se nisma do të përqendrohet në projekte të energjisë së rinovueshme, bujqësisë dhe pylltarisë, ku do të kontribuojnë bankat e sektorit publik dhe privat, si edhe institucionet kombëtare financiare.

Ajo theksoi se angazhimi i BE-së ndaj këtyre rajoneve shkon përtej investimeve, duke përmendur përpjekjet paralele për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes përgjatë krahut lindor, përfshirë financimin për mobilitetin ushtarak, Nismën e Mbrojtjes nga Dronët dhe programin ‘Eastern Flank Watch’.

“Të gjithë e dimë se komunitetet dhe ekonomitë kanë nevojë për siguri dhe stabilitet për të lulëzuar dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme përgjatë kufijve tanë lindorë, sepse siguria juaj është jetike për të gjithë Evropën”, tha von der Leyen.

“Po investojmë miliarda në mobilitetin ushtarak në rajonet kufitare në mënyrë që, nëse është e nevojshme, trupat dhe pajisjet të mund të dislokohen shumë më shpejt dhe do të trefishojmë financimin në kufij për të forcuar mbrojtjen e tyre”, shtoi ajo.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rutte:Evropianët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, të mos shqetësohen për angazhimin e ShBA-së
Fondacioni turk TDV shpërndan ndihma ushqimore për 8.250 familje në Somali
Shkëmbehen të burgosur mes qeverisë siriane dhe grupeve ilegale në Suwayda
Rusia pranon rënien e të ardhurave nga nafta dhe gazi
Merz: Vizita në Kinë përmbushi pritshmëritë, do ta thellojmë bashkëpunimin
Çekia synon debatin në BE mbi kufizimin e mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit
Rënia e lindjeve të reja në Japoni vazhdon për të 10-tin vit radhazi
Ukraina paralajmëron ganezët të mos luftojnë për Rusinë
Bill Gates kërkon ndjesë për lidhjet me Epstein, thotë se ishte “gabim”
Presidentja meksikane foli me Trumpin pas operacionit kundër kartelit të drogës
Irani arreston 8 të huaj për lidhje të dyshuara me “shërbimet e inteligjencës së huaj”
Spanja do ta ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç
Zelenskyy: Kryenegociatori ynë do të takohet me të dërguarit e ShBA-së më 26 shkurt
Rrëzohet një avion ushtarak në Kazakistan
Raport: 6,5 milionë njerëz në Somali pritet të përballen me pasiguri akute ushqimore
80 mijë “kthime të paligjshme” të regjistruara në kufijtë e jashtëm të Evropës në vitin 2025
Ish-kryeministri norvegjez në spital pas tentative vetëvrasjeje mes akuzave për korrupsion
Ushtria libaneze: Zjarri izraelit shënjestron pikën e re kufitare në Libanin jugor
Dokumentet sugjerojnë se Epstein ruante kompjuterë në depo sekrete në ShBA
Ministri ukrainas i Mbrojtjes zbulon "planin e luftës" të Kievit kundër Rusisë