| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Vërejtje ndaj Prokurorisë nga të pandehurit për tragjedinë në Koçan, gjykimi shtyhet për 23 dhjetor
Mbrojtja e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorëve të tregut pretendoi se ata kanë kryer vetëm kontrolle dokumentesh pa kompetenca inspektuese dhe se nuk kanë mundur ta parandalojnë zjarrin në lokalin e natës “Puls”.
Vërejtje ndaj Prokurorisë nga të pandehurit për tragjedinë në Koçan, gjykimi shtyhet për 23 dhjetor
Vërejtje ndaj Prokurorisë nga të pandehurit për tragjedinë në Koçan, gjykimi shtyhet për 23 dhjetor / TRT Balkan
11 Dhjetor 2025

Në seancën e sotme për rastin “Puls” në Koçan, ku në mars të vitit 2025 humbën jetën 63 persona, mbrojtja e disa të akuzuarve ka bërë një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë, sipas të cilëve aktakuza është e paqëndrueshme dhe se në publik shpërndahen informacione të pasakta për përgjegjësinë institucionale, transmeton Anadolu.

Gjykata refuzoi kërkesën për heqjen e arrestit shtëpiak për një të akuzuar.

Mbrojtja e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorëve të tregut pretendoi se ata kanë kryer vetëm kontrolle dokumentesh pa kompetenca inspektuese dhe se nuk kanë mundur të parandalojnë zjarrin në lokalin e natës “Puls”.

Prokuroria deklaroi se provat do të tregojnë se objekti ka qenë “kurth vdekjeprurës” për shkak të neglizhencës sistematike dhe gabimeve institucionale. Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona, përfshirë pronarë, zyrtarë, inspektorë dhe ish-funksionarë lokalë.

Gjykimi do të vazhdojë më 23 dhjetor me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të akuzuarit Aleksandar Nacev, pronar i një agjencie të sigurisë, procedura e të cilit u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit, si dhe të përfaqësuesve të dy personave juridik.

Gjykimi po zhvillohet nën masa të përforcuara të sigurisë, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes dhe publikut.

Në bankën e të akuzuarve u ulën 37 persona, prej tyre pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetar komune, roje të sigurisë dhe nëpunës civilë.

Në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, në qytetin e Koçanit shpërtheu një zjarr në një lokal nate si pasojë e lëndëve piroteknike gjatë një mbrëmjeje argëtuese, ku si pasojë humbën jetën 63 persona dhe rreth 200 të tjerë mbetën të plagosur.

Nga hetimet e para pas incidentit rezultoi se objekti në fjalë vepronte me licensë të rreme dhe me vite ka funksionuar pa i plotësuar standardet e kërkuara.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë