| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj / ATSh
17 Nëntor 2025

Shqipëria ka mirëpritur 11.137.328 turistë të huaj nga janari deri në tetor 2025, ose 7 për qind  më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shifra u bë e ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Gonxhja tha se “vetëm në tetor 2025 janë regjistruar 908.642 vizitorë, një ritëm që dëshmon transformimin e turizmit gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe afirmuar Shqipërinë si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë”.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.

Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara në çdo stinë për turizëm historik dhe kulturor.

Po ashtu, Shqipëria ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë