| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kuvendi i Shqipërisë miratoi buxhetin për vitin 2026
Buxheti që është përcaktuar të jetë rreth 9 miliardë euro u miratua në tërësi me 81 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi buxhetin për vitin 2026
Kuvendi i Shqipërisë miratoi buxhetin për vitin 2026 / AA
12 Dhjetor 2025

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”, në përfundim të seancës së gjatë parlamentare.

Buxheti që është përcaktuar të jetë rreth 9 miliardë euro u miratua në tërësi me 81 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, Milva Ekonomi, duke prezantuar raportin për buxhetin dhe ndryshmet përkatëse tha se buxheti i vitit 2026 është ambicioz.

Ajo shtoi se buxheti vjen në një moment ku Shqipëria ka përpara një rrugëtim që lidhet me integrimin në Bashkimin Evropian (BE).

"Në qendër (buxheti) ka venë qytetarët. Kërkohet të rriten pensionet, të rriten pagat, sidomos paga minimale, të ketë kujdes për zhvillimin e infrastrukturës dhe ta bëjë Shqipërinë një vend më të ndërlidhur dhe të sigurojë konsolidimin fiskal", tha Ekonomi.

Ndërkohë, në seancën parlamentare Endrit Shabani u zgjodh në postin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë.

BURIMI:AA