| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Reshje dëbore në zonat malore në Shqipëri
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u bëri sot apel qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve.
00:00
Reshje dëbore në zonat malore në Shqipëri
Reshje dëbore në zonat malore në Shqipëri / ATA

Zonat veriore të Shqipërisë janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore, ndërsa autoritetet në vend raportojnë se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u bëri sot apel qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve.

Beci theksoi se borëpastrueset po punojnë për të mbajtur rrugën Bogë-Theth të hapur.

“Mjetet po punojnë për mbajtjen e këtij aksi rrugor të kalueshëm. Një apel për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes për shkak të uljes së menjëhershme të temperaturave”, tha Beci.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bëri të ditur gjatë ditës i gjithë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë