| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Raundi i tretë i bisedimeve indirekte Iran-ShBA në Gjenevë rifillon pas një ndërprerjeje të shkurtër
Ekipet negociatore të Iranit dhe ShBA-së janë rikthyer në Ambasadën e Omanit në Gjenevë për raundin e tretë të negociatave indirekte, pas një pushimi prej rreth katër orësh.
Raundi i tretë i bisedimeve indirekte Iran-ShBA në Gjenevë rifillon pas një ndërprerjeje të shkurtër
Raundi i tretë i bisedimeve indirekte Iran-ShBA në Gjenevë rifillon pas një ndërprerjeje të shkurtër / TRT Balkan
6 orë më parë

Ekipet negociatore të Iranit dhe ShBA-së janë rikthyer në Ambasadën e Omanit në Gjenevë për raundin e tretë të negociatave indirekte, pas një pushimi prej rreth katër orësh.

Ky raund bisedimesh indirekte nisi në orën 10:00 me kohën lokale (09:00 GMT) në një nga ndërtesat që i përkasin Ambasadës së Omanit në qytetin zviceran, nëntë ditë pas raundit të mëparshëm.

Pas shkëmbimit të mesazheve përmes ministrit të Punëve të Jashtme të Omanit, Badr Al-Busaidi, dhe kreut të agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, për më shumë se tre orë, të dyja palët ndërprenë seancën rreth orës 13:30 me kohën lokale.

Seanca e dytë pas pushimit, në kuadër të raundit të tretë të bisedimeve, nisi rreth orës 17:45 me kohën lokale.

Sipas transmetuesit shtetëror iranian, të dyja palët e shfrytëzuan pauzën për t’u konsultuar me kryeqytetet e tyre përkatëse mbi detajet e negociatave, duke e bërë këtë raund më të gjatin nga tri raundet e zhvilluara deri më tani që nga rifillimi i diplomacisë bërthamore muajin e kaluar.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rutte:Evropianët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, të mos shqetësohen për angazhimin e ShBA-së
Fondacioni turk TDV shpërndan ndihma ushqimore për 8.250 familje në Somali
Shkëmbehen të burgosur mes qeverisë siriane dhe grupeve ilegale në Suwayda
Rusia pranon rënien e të ardhurave nga nafta dhe gazi
Merz: Vizita në Kinë përmbushi pritshmëritë, do ta thellojmë bashkëpunimin
Çekia synon debatin në BE mbi kufizimin e mbrojtjes së përkohshme për ukrainasit
Rënia e lindjeve të reja në Japoni vazhdon për të 10-tin vit radhazi
Ukraina paralajmëron ganezët të mos luftojnë për Rusinë
Bill Gates kërkon ndjesë për lidhjet me Epstein, thotë se ishte “gabim”
Presidentja meksikane foli me Trumpin pas operacionit kundër kartelit të drogës
Irani arreston 8 të huaj për lidhje të dyshuara me “shërbimet e inteligjencës së huaj”
Spanja do ta ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç
Zelenskyy: Kryenegociatori ynë do të takohet me të dërguarit e ShBA-së më 26 shkurt
Rrëzohet një avion ushtarak në Kazakistan
Raport: 6,5 milionë njerëz në Somali pritet të përballen me pasiguri akute ushqimore
80 mijë “kthime të paligjshme” të regjistruara në kufijtë e jashtëm të Evropës në vitin 2025
Ish-kryeministri norvegjez në spital pas tentative vetëvrasjeje mes akuzave për korrupsion
Ushtria libaneze: Zjarri izraelit shënjestron pikën e re kufitare në Libanin jugor
Dokumentet sugjerojnë se Epstein ruante kompjuterë në depo sekrete në ShBA
Ministri ukrainas i Mbrojtjes zbulon "planin e luftës" të Kievit kundër Rusisë