| Albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
1 minuta leximi
Musk: IA-ja dhe robotët humanoid do ta eliminojnë varfërinë dhe do ta bëjnë punën “opsionale”
Sipas tij, brenda “afatit të gjatë”, të cilin e përcaktoi si 10 deri në 20 vjet, puna tradicionale do të bëhet e panevojshme për shumicën e njerëzve.
Musk: IA-ja dhe robotët humanoid do ta eliminojnë varfërinë dhe do ta bëjnë punën “opsionale”
Musk: IA-ja dhe robotët humanoid do ta eliminojnë varfërinë dhe do ta bëjnë punën “opsionale” / Reuters
20 Nëntor 2025

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka deklaruar se inteligjenca artificiale dhe robotika humanoide do ta riformësojnë në mënyrë dramatike shoqërinë globale, si dhe ka parashikuar një të ardhme ku varfëria do të eliminohet dhe puna do të bëhet “opsionale”.

“Inteligjenca artificiale dhe robotët humanoid do të eliminojnë në fakt varfërinë”, tha Musk në Forumin e Investimeve ShBA-Arabia Saudite në Uashington.

Musk drejton disa kompani të tilla si prodhuesi i makinave elektrike Tesla, prodhuesi i raketave SpaceX dhe startup-in e inteligjencës artificiale xAI. Ai theksoi se shoqëria duhet të përgatitet për ndryshime strukturore teksa teknologjia avancon.

Sipas tij, brenda “afatit të gjatë”, të cilin e përcaktoi si 10 deri në 20 vjet, puna tradicionale do të bëhet e panevojshme për shumicën e njerëzve.

“Parashikimi im është puna do të jetë opsionale. Do të jetë si të luash sport ose një video-lojë... mund të shkosh në dyqan të blesh perime ose mund t’i kultivosh në oborrin tënd. Është shumë më e vështirë, por disa njerëz ende e bëjnë sepse u pëlqen të kultivojnë perime. Kështu do të jetë puna, opsionale”, tha Musk.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë