| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, rihapet për qarkullim rruga Librazhd–Përrenjas
Qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Përrenjas do të rikthehet nga mesdita e sotme, pas bllokimit të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në zonën “Arrat e Gurrës”, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Shqipëri, rihapet për qarkullim rruga Librazhd–Përrenjas
Shqipëri, rihapet për qarkullim rruga Librazhd–Përrenjas / ATSh
2 orë më parë

Aksi rrugor Librazhd-Përrenja në Shqipëri do të hapet për qarkullim meditën e sotme, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas tyre, qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor të ndërtuar ngjitur me gjurmën ekzistuese të rrugës, derisa të përfundohet plotësisht rruga alternative në shtratin e lumit Shkumbin, e cila është tashmë e publikuar dhe e integruar me trupin e hekurudhës. 

Segmenti provizor do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe përkohësisht do të jetë i paasfaltuar, deri në stabilizimin e shtresave dhe kryerjen e asfaltimit final.

 ARRSh-ja apelon drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt dhe pa rrezik për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Rruga u prish si pasojë e rrëshqitjes së dheut që ndodhi disa ditë më parë, duke bllokuar qarkullimin dhe krijuar nevojën për devijim provizor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë