BOTA
2 minuta leximi
Italia monitoron ndalimin e shtetasve të saj pas bllokimit të flotiljes nga marina izraelite
Rreth 10 italianë të ndaluar, do t’u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme konsullore, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani
Italia monitoron ndalimin e shtetasve të saj pas bllokimit të flotiljes nga marina izraelite
Italia monitoron ndalimin e shtetasve të saj pas bllokimit të flotiljes nga marina izraelite
8 Tetor 2025

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha të mërkurën se ambasada dhe konsullata italiane në Tel Aviv po e monitorojnë nga mëngjesi herët bllokimin nga marina izraelite të një flotiljeje të re që kishte si destinacion Gazën.

“Rreth dhjetë italianë janë ndaluar. Atyre do t’u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme konsullore, së bashku me një kërkesë drejtuar qeverisë izraelite për të siguruar respektimin e të drejtave individuale deri në momentin e dëbimit,” shkroi Tajani në rrjetin social amerikan X.

“Njësia e krizës e Ministrisë së Jashtme (Farnesina) është gjithashtu në veprim,” shtoi ai.

Sipas nismës humanitare, marina izraelite sulmoi të nëntë anijet e koalicionit Freedom Flotilla Coalition (FFC), të quajtura "Thousand Madleens to Gaza", të mërkurën herët në në mëngjes, në ujëra ndërkombëtare, rreth 120 milje detare (222 kilometra) larg nga enklava.

Anijet e flotiljes transportonin ndihma me vlerë mbi 110.000 dollarë amerikanë, duke përfshirë ilaçe, pajisje respiratore dhe ushqime mjekësore për spitalet e Gazës.

Rreth 100 persona ishin në bord, me synimin për të sfiduar bllokadën izraelite mbi Gazën.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se pasagjerët janë transferuar në një port izraelit dhe pritet të deportohen “menjëherë.”

Koalicioni FFC, i themeluar në vitin 2010, ka nisur dhjetëra misione me qëllim dërgimin e ndihmave dhe tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj krizës humanitare në Rripin e Gazës të rrethuar nga Izraeli.

Flotilja më e fundit u nis pasi forcat detare izraelite sulmuan dhe sekuestruan më shumë se 40 anije që lundronin drejt Gazës javën e kaluar për të sfiduar bllokadën izraelite, duke ndaluar mbi 450 aktivistë që ndodheshin në bord.

Izraeli ka mbajtur një bllokadë mbi Gazën, e cila është shtëpi për gati 2.4 milionë banorë, për gati 18 vjet, dhe e ka ashpërsuar edhe më tej në muajin mars kur mbylli pikat kufitare dhe ndaloi hyrjen e ushqimeve dhe ilaçeve, duke e çuar enklavën drejt urisë masive.

Që nga tetori 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë mbi 67.000 palestinezë në enklavë, shumica gra dhe fëmijë, duke e bërë atë të pabanueshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ushtria izraelite vazhdon shkeljet ndaj sovranitetit të Sirisë, bastis fshatin në provincën Kuneitra
Türkiye dënon Izraelin për bllokimin e ndihmave në Gaza, e quan situatën “të papranueshme”
Yilmaz i Türkiyes dhe Guterres i OKB-së diskutojnë çështjet rajonale dhe globale në margjinat e COP3
612 policë në terren në Shqipëri për zgjedhjet në 5 bashki
Presidenti Erdoğan do ta vizitojë Azerbajxhanin për festimet e Ditës së Fitores
Rusia riafirmon mbështetjen për Venezuelën mes tensioneve me ShBA-në
BE-ja u jep fund vizave me hyrje të përsëritura për shtetasit rusë
Siria përshëndet heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj udhëheqësve të vendit
Tubim në Birmingham, kërkohet ndalimi i Izraelit nga futbolli përpara ndeshjes Aston Villa-Maccabi
Presidenti sirian takon liderët francez, britanik dhe holandez në kuadër të Samitit COP30
ShBA, anulohen qindra fluturime për shkak të mbylljes së qeverisë
Tajfuni Kalmaegi në Filipine, rritet në 188 numri i viktimave
BE-ja dënon "mizoritë" në El-Fasher të Sudanit
Kallas: Përmirësimi i marrëdhënieve Türkiye-Greqi është lajm i mirë
Anulohen dhjetëra fluturime në aeroportin e Barcelonës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm
Kirgistani dërgon mbi 150 tonë ndihma humanitare në Siri
Rutte: NATO nuk është më pas Rusisë në prodhimin e municioneve
BE-ja heq vizat me shumë hyrje për shumicën e rusëve ndërsa blloku ashpërson sanksionet
Protestë kundër COP30-ës dhe dhunës shtetërore në Rio de Janeiro
Filipinet shpallin gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tajfunit, 113 të vdekur e 127 të zhdukur