| albanian
BOTA
2 minuta leximi
Presidentja Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş
"Riafirmova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të vazhdueshëm midis KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë për të trajtuar kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë që rrjedhin nga veprimet destabilizuese të Serbisë", shkroi Osmani
Presidentja Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş
Presidentja Osmani priti në takim komandantin e KFOR-it, Ulutaş
8 Tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim për herë të parë pas emërimit Komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralin Özkan Ulutaş.

Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se me Ulutaş diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

"I urova një kthim të ngrohtë në Kosovë dhe riafirmova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të vazhdueshëm midis KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë për të trajtuar kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë që rrjedhin nga veprimet destabilizuese të Serbisë", shkroi Osmani.

Ulutaş u zgjodh për herë të dytë në krye të KFOR-it dhe do jetë në krye të këtij misioni ndërkombëtarë deri në tetor 2026. Ai u bë për herë të parë komandant gjeneral i KFOR-it më 10 tetor 2023.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë
Kancelari gjerman, Merz: BE-ja duhet të transformohet në një bashkim evropian të mbrojtjes
Kryeministri polak, Tusk: Hekurudha Varshavë-Lublin u sabotua me mjete shpërthyese
Ukraina thotë se 4 persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulmet ajrore ruse në rajonet e Kharkivit
Të paktën 32 të vdekur në RD të Kongos pas shembjes së urës në minierën e bakrit
Trump: ShBA-ja mund të negociojë me Maduron teksa rritet prania ushtarake
Zhvillohet protestë pranë Shtëpisë së Bardhë kundër politikave të administratës Trump
Shpërthejnë përleshjet në protestën kundër dhunës në Mexico City, 20 të plagosur
Trumpi thotë se “nuk di asgjë” për vajzat e përmendura në emailin e sapo publikuar të Epsteinit
Pelegrinët myslimanë përqafojnë reshjet e rralla në Mekë gjatë tavafit rreth Qabes
Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Hong Kongut
Shpërthim në një fabrikë agrokimike në Argjentinë, 20 të plagosur
Egjipti dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim në Sudan dhe zbatim të plotë të marrëveshjes në Gaza
Studentë në mbarë Italinë protestojnë kundër qeverisë së kryeministres Meloni
Trump kërkon hetim për lidhjet e Epstein me të ish-presidentin Clinton dhe figurave të tjera
Kryediplomati sirian takon investitorët britanikë në Londër për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet
ShBA-ja i ofron Belgjikës mbështetje për ta luftuar kërcënimin nga dronët
Europol: Autoritetet sekuestruan tonë kimikatesh në Evropën Qendrore dhe Lindore
OKB: Lufta në Sudan brutale dhe çnjerëzore; kërkohet ndihmë urgjente dhe mbrojtje civile